Do të bie borë e verdhë? Kështu thonë meteorologët!
Parashikuesit e motit nga instituti Met Office, kanë paralajmëruar se “në ditët në vijim, mund të bie edhe borë e verdhë”.Zyrtarë nga Meth Office i kanë thënë BBC-së se “bora me ngjyrë mund të bie nga ora 11 deri në orën 16”, duke mos treguar arsyen e një bore të tillë me ngjyrë!.
“Do të jetë një shtresë prej dy deri në katër centimetra”, thuhet po ashtu në raport, ku tregohet se “bora e verdhë, nuk shkakton asnjë rrezik”.
Ky paralajmërim ka bërë që shumë njerëz të mahiten në rrjetet sociale, duke e krahasuar rënien e borës së verdhë me rastet kur “dikush e bën atë të verdhë duke urinuar”. Express