Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 14:02 Kallas paralajmëron Evropën: Mos bini në kurthet e Rusisë për bisedimet e paqes në Ukrainë Kaja Kallas paralajmëron se BE-ja nuk duhet të bjerë në kurthet e Rusisë në bisedimet për Ukrainën dhe kërkon që të mbahet rendi: armëpushim,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Itali-Francë
  • Integrimi në BE
  • Veliaj
  • Politika shqiptare
  • Moti
  • Ukraina
  • Tirana
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Itali-Francë
  • Integrimi në BE
  • Veliaj
  • Politika shqiptare
  • Moti
  • Ukraina
  • Tirana
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Do të kontrollohen të gjitha objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar”, zbardhet drafti i ri i qeverisë pas tërmetit të 26 nëntorit

Aktualitet E martë, 21 Janar 2020 13:10
“Do të kontrollohen të gjitha objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar”, zbardhet drafti i ri i qeverisë pas tërmetit të 26 nëntorit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Objektet që janë ndërtuar prej më shumë sesa 50 vitesh do i nënshtrohen një procesi të hollësishëm të auditimit teknik, për t’u parë nëse ato plotësojnë kërkesat minimale të rezistencës dhe sigurisë. Pas këtij auditimi parashikohet marrja e masave për të garantuar sigurimin e tyre.

Kjo parashikohet në një projektligj të ri, “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr.4802, datë 10.09.1998, Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, parashikon ndër të tjera dhe shtimin e një neni. Konkretisht: “Të gjitha objektet, të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar i nënshtrohen procesit të auditimit teknik. Rregullat për mënyrën se si do të zbatohet auditimi dhe cilat do të jenë subjektet që do ta kryejnë atë, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Mund t'ju interesojë

Kallas paralajmëron Evropën: Mos bini në kurthet e Rusisë për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kallas paralajmëron Evropën: Mos bini në kurthet e Rusisë për bisedimet e paqes në Ukrainë

Tani
Tregu global i naftës drejt stabilizimit, oferta pritet të tejkalojë kërkesën në tremujorin e fundit të vitit

Tregu global i naftës drejt stabilizimit, oferta pritet të tejkalojë kërkesën në tremuj...

Para 1 minute
U arrestua gjatë protestave studentore, Apeli liron Klevin Metaj

U arrestua gjatë protestave studentore, Apeli liron Klevin Metaj

Para 4 minutash
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas relacionit shoqëruese, Ky projektligj iniciohet në kuadër të situatës emergjente të krijuar nga dëmtimet që ka shkaktuar tërmeti i fuqishëm i datës 21 shtator 2019 në disa qytete vendit, kohës së pamjaftueshme për rregullimet ligjore sipas procesit legjislativ dhe nevojës së menjëhershme për ndërtimin e riparimin e ndërtesave të dëmtuara.

Konkretisht, projektligji propozon ndryshime të termave të ligjit nr.84.02., daË. 10.9.1998, të ndryshuar, dhe shtesa që parashikojnë kryerjen e auditimit teknik të punimeve të ndërtimit, në objektet të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rregullat mbi mënyrën se si do të zbatohet si dhe cilat do të jenë subjektet që do të kryejnë këtë audit do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu, projektligji parashikon se oponenca teknike për projektet e ndërtimit të objekteve do të kryhet nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve, për të gjitha:

  1. a) ndërtimet publike;
  2. b) ndërtimet jo, me vlerë të preventuar së paku 100 milionë lekë;
  3. c) objektet me akses publik.

Efektet e pritshme të projektligjit janë:

-Verifikirni në mënyrë periodike nga Instituti i Ndërtimit, nëpërmjet kryerjes së auditimeve teknike të punimeve të ndërtimit, në objektet të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, për plotësimin e kërkesave mininmale të rezistencës, qëndrueshmërisë mekanike dhe sigurisë në përdorim

– Propozimi i masave përkatëse në rast të mosplotësimit të kërkesave minimale të punimeve të ndërtimit, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre;

-Miratimi i rregullave të detajuara të auditimit teknik me vendim të KM

-Kryerja e oponencës teknike nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve për gjitha ndërtimet jopublike, me vlerë të preventuar së paku 100 milionë lekë dhe objektet me akses publik.

/monitor 

Etiketat e lidhura

banesaobjektettërmet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kallas paralajmëron Evropën: Mos bini në kurthet e Rusisë për bisedimet e paqes në Ukrainë
Tani

Kallas paralajmëron Evropën: Mos bini në kurthet e Rusisë për bisedimet e paqes në Ukrainë

Tregu global i naftës drejt stabilizimit, oferta pritet të tejkalojë kërkesën në tremujorin e fundit të vitit
Para 1 minute

Tregu global i naftës drejt stabilizimit, oferta pritet të tejkalojë kërkesën në tremujorin e fundit t...

U arrestua gjatë protestave studentore, Apeli liron Klevin Metaj
Para 4 minutash

U arrestua gjatë protestave studentore, Apeli liron Klevin Metaj

Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen e fundit të grupit C ndaj Bjellorusisë
Para 5 minutash

Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen e fundit të grupit C ndaj Bjellorusisë

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 14 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 15 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

3 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 19 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 22 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.