“Do të vdes brenda”, banorët e Unazës së Re kërkojnë negociata me qeverinë
Ka vijuar edhe gjatë orëve të pasdites së sotme protesta e banorëve që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Re.
Ata kundërshtojnë prishjen e banesave, pa ua legalizuar më parë, në mënyrë që të kenë mundësi të dëmshpërblehen.
Në mbështjetje të tyre ishin dhe deputetë demokratë.
Banorja: Na tha do t’ua bëjmë legalizimet falas dhe nuk na i bëri as me pagesë, që ne ishim dakord të paguanim të gjithë detyrimet. I bëjmë thirrje Edi Ramës të na legalizojë shtëpitë dhe të mos na i prishë. Rruga të bëhet, nuk kemi kundërshtim, por jo të zgjerohet aq sa thonë ata.Shtëpinë time nuk e kap fare po ta krahasosh me krahun matanë, që e kap zona e Kasharit.Ky është vetëm një sebep për të prishur shtëpitë.
Të vijë një përfaqësues i qeverisë dhe të bisedojë me ne, se ne nuk dalim nga shtëpitë dhe nuk i lëshojmë se është djersa e 25 viteve. I kam fëmijët në emigrim, 18 vjet që nuk i shikoj, që më kanë sjellë lekët dhe kam bërë atë shtëpi atje dhe sot shembet.Ku do të jetoj unë sot që po shkoj 60 vjeç? Bëj dot shtëpi unë, pa pension jam, burri është me pension të parakohshëm. Kush do më ushqejë mua, me atë shtëpi mbahem, kam një dyqan të vogël aty.
Ne shtëpitë nuk i lëshojmë, vetëm nëse do të na shembin atje. Do të vdes atje brenda. I bëjmë thirrje të vijë një përfaqësues i qeverisë që të bisedojë me ne se është djersa e kaq viteve.Kam qenë 35 vjeç kur kam ardhur këtu, me fëmijë të vogël, dhe sot u plaka në atë shtëpi, të dal unë përjashta. Ata kanë strehuar sirianë dhe të huajt, po i mbajnë si ai fëmija i pakët, kurse ne shtetasit e tij na nxjerr përjashta, ne të marrim leckat në krah dhe të shkojmë të flejmë tek urat e Francës dhe Gjermanisë, se tjetër gjë nuk kemi çfarë bëjmë.
Nuk e mendonim kurrë të jetonim kështu në vendin tonë, totalisht të diskriminuar. Dhe të mos guxojë policia të marrë njerëz në komisariat, kanë marrë gruan shtatzënë, në muajin e nëntë, për turp e kanë marrë atje se ka protestuar.Po pse brenda në shtëpi do të rri unë të bëj sehir, kur të vijë ai dhe të më vërë fadromën? Dhe deputetja e zonës Gjylameti të mos më rrijë atje brenda, se kur vjen për vota thotë na jepni votat se do t’u legalizojmë shtëpitë.Pse nuk vjen ajo?
KOHA JONË SONDAZH

