“Do të vras, do të zhduk”/Si e kërcënoi ish burrin në polici gruaja që denoncoi gjyqtarin

Do të vras, do të zhduk…”. Kështu i është drejtuar ish-burrit të saj, 38-vjeçarja e cila përgjoi kryegjykatësin e Gjirokastrës Guximtar Boçi ku dëgjohej ky i fundit teksa i kërkonte favore seksuale për ta ndihmuar në një proces gjyqësor që 38-vjeçarja kishte me familjen e ish-burrit të saj.

Debati me ish-burrin ka ndodhur brenda në zyrat e komisariatit të Gjirokastrës. Në polici burri ishte thirrur pasi e paditura pretendonte se ai i kishte prerë dritat e shtëpisë ku ajo banonte.

Mirëpo ky ballafaqim është bërë mollë sherri brenda në komisariat mes dy ish-bashkëshortëve, ku dëshmitar nuk ka qenë vetëm efektivi i policisë por edhe, djali i çiftit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ky konflikt ish-burri ka dalë me një të çarë në qafë, pasi gruaja i ka vënë duart në fyt dhe i ka thënë “do të vras, do të zhduk”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fill pas kësaj ish-burri ka kërkuar urdhër mbrojtje, gjë e cila është pranuar nga gjykata, shkruan Shqiptarja.com.

Ndërkojë fëmija i çiftit ka deklaruar se po debatonte me të atin në lidhje me faktin se përse ai kishte paraqitur ankim për t‘iu hequr dritat, ai ka ngritur dorën për ta qëlluar. Në këtë moment ka ndërhyrë mamaja e tij, e cila e ka tërhequr. Më pas ka ndërhyrë edhe punonjësi i policisë për t’i ndarë.

Sipas dëshmisë së oficerit, në debat e sipër ish-burri i ka thënë djalit diçka në lidhje me të ëmën. Djali i ka thënë “fol mirë” .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?