Do vr*ste gruan dhe vajzat me çifte, arrestohet 46-vjeçari
Policia e Vlorës ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi kërcënoi me vdekje gruan e tij dhe dy vajzat. Policia sekuestroi armën me të cilën ai kërcënoi familjen e tij si dhe një motoçikletë me të cilën u përpoq të arratisej.
“Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e sotme, se një shtetas po kanoste për jetën, me armë gjahu çifte, bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre, në banesë, në lagjen “15 Tetori”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale”.
Vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për referimin e materialeve procedurale në Prokurori.