Dogana Durrës bllokon 80 litra lëndë të dyshuar insekticide

80 litra lëndë të dyshuar insekticide janë bllokuar sepse janë gjetur pa dokumentacion shoqërues gjatë kontrollit të ushtruar sot në Portin e Durrësit, në vijën e dytë të kontrollit për mjetet e rënda.

Autoritetet doganore kanë konstatuar një sasi mallrash të padeklaruara. Dogana e Durrësit bën të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar sot në Portin e Durrësit, në vijën e dytë të kontrollit për mjetet e rënda, është konstatuar një sasi mallrash të padeklaruara.

Sipas njoftimit, në një furgon që kishte mbërritur me tragetin e linjës Bari-Durrës, u gjetën 80 bidona plastikë, secili me kapacitet 1 litër, të mbushur me lëndë të dyshuar insekticide, pa dokumentacionin përkatës shoqërues. Mjeti së bashku me mallrat e bllokuara janë kaluar pranë organeve kompetente për vijimin e procedurave ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dogana e Durrësit thekson se kontrollet e rrepta në port vijojnë me qëllim parandalimin e hyrjes së produkteve të padeklaruara dhe garantimin e sigurisë së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?