Dogana në Vlorë, skaneri për kontrollin e mjeteve jashtë funksionit
Aktualitet E Shtunë, 25 Shtator 2021 16:07
Në pikën doganore të portit të Vlorës prej kohësh skaneri që duhet të kontrollojë automjetet apo kamionët është jashtë funksionit.
Dosja.al mëson se kontrollet në doganë bëhen nga agjentët doganorë në mungesë të aparaturave, të cilat skanojnë çdo lloj automjeti që hyn apo del në tokën shqiptare.
Theksojmë se pika doganore e Vlorës është e një rëndësie të veçantë pasi nëpërmjet, portit hyjnë e dalin shumë kamionë tregtarë, e por edhe pasagjerë.
KOHA JONË SONDAZH

