Doganierët grekë në grevë, pika kufitare Kakavijë të hënën e pakalueshme nga ora 07:00 deri në 11:00

Për shkak të grevës së punonjësve të palës greke, Dega Doganore Kakavijë njfton se ditën e hënë, më 27 korrik 2026, nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare), do të ketë ndërprerje të përkohëshme të lëvizjes në pikën kufitare.

Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali kohor do të ndërpritet procesimi doganor dhe lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Kalimi i automjeteve në hyrje dhe dalje do të jetë i pezulluar gjatë kohëzgjatjes së grevës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin lëvizjen nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë intervalit 07:00 – 11:00, ditën e hënë më 27 korrik 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?