Dokumenta për azilantët, goditet grupi i falsifikatorëve

 

Policia godet një grup të strukturuar kriminal të falsifikimit të dokumentave.

Në sajë të operacionit policor të koduar “Emigracioni i Paligjshëm”, janë
zbuluar dhe sekuestruar dy laboratorë të falsifikimit të dokumentave.

Operacioni i shtrirë në Tiranë dhe Shkodër. Në prangat e policisë kanë rënë 5 persona.

Arrestimi i grupit kriminal u bë pas një hetimi proaktiv disa mujor. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Sipas policisë, 5 të arrestuarit në bashkëpunim me njëri- tjetrin rekrutonin njerëz që ishin të interesuar të largoheshin nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe, SHBA-ve dhe Kanadasë, kundrejt shumave të parave që varionin nga 5000 Euro për në vendet e BE-së dhe nga 20.000 dollarë për në vendet SHBA dhe Kanada.

Ata pasi i pajisnin me dokumentacion të falsifikuar kryesisht italiane personat e interesuar, i instruktonin se si duhet të silleshin në aeroportet e huaja dhe i orientonin me anë të telefonit.

Personat e interesuar për të kaluar kufirin në dalje nga Shqipëria përdornin pasaportë biometrike dhe në aeroportet e huaja përdornin pasaportat e falsifikuara me të cilat ishin pajisur nga grupi kriminal.

Njëri laborator u gjet dhe u sekuestrua në banesën e shtetasit Kujtim Emiri ndërsa laboratori i dytë u gjet dhe u sekuestrua në banesën e shtetasit Xhelil Alla

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprime të mëtejshme.

Të arrestuarit janë:

• Bajram .M. Xhaja, 58 vjeç, banues në Tiranë.

• Kujtim .A. Ermiri, 59 vjeç, banues në Tiranë, i i dënuar më parë ne vitin 2008, për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave si dhe prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve.

• Xhelil .Sh. Alla, 43 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

• Sofije . M. Pepaj, 50 vjeç, lindur dhe banuese në Shkodër.

• Mihal .V. Gjoka, 56 vjeç, banues në Tiranë.

“Operacioni u zhvillua nga Sektori për Trafikun e Paligjshëm, në Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, në bashkëpunim me, Drejtorinë e Forcës së Posaçme, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Seksionet për Trafikun e Paligjshëm në Drejtoritë e Policive të Qarqeve Tiranë dhe Shkodër, si dhe në koordinim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë” thuhet në komunikatën e policisë.

Ja çfare u sekuestrua ne dy laboratoret e falsifikimit te dokumentave

Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë zbuluar dy laboratorë falsifikimi dokumentash dhe janë sekuestruar :

• Dy kompjutera.
• Printer i markës HP.
• Printer i markës EPSON LQ-630.
• Makineri prodhimi karta elektronike model RECOL LAM 221.
• Makineri prodhimi karta elekronike model ZEBRA ZXP serie 1.
• 5 (pese) Pjese e makinerisë së prodhimit të kartave elektronike, në formë rrulo me mbishkrimin “Card Printer Solutions Zebra” të pa hapura.
• 2 (dy) Pjesë e makinerisë së prodhimit të kartave elektronike, në formë rrulo me mbishkrimin “Card Printer Solutions Zebra” të hapura, njera ngjyre e zezë dhe tjetra blu.
• 1 (nje) vizore metalike 20 cm, me mbishkrimin “HUANOIU”.
• Printer profesional CANNON
• Një pistoletë zhurmuese
• 1 (nje) çekiç me bisht druri me bishkrimin “TUV”
• 1 (nje) gërsherë me mbishkrimin “ICE”
• Tre pasaporta italiane me gjeneralitete italiane
• 24 karta identiteti italiane pa gjeneralitete dhe 10 karta identiteti italiane me gjeneralitete.
• Disa Leje Drejtimi dhe Leje Qarkullimi Italiane me emër dhe pa emër si dhe disa karta sanitare italiane.
• 5 (pese) flete formati A4, me mbishkrime ne gjuhen spanjolle, si dhe me stema.
• 23 (njezet e tre) Flete ngjitese te sheshta.
• 3 (tre) Flete ngjitese te sheshta me elemente sigurie ne trup (dy ngjyre te bardhe deh nje ngjyre e verdhe).
• 1 (nje) Flete ngjitese e mbledhur ne forme tubi.
• 8 (tete) foto per dokumenta.
• 1 (nje) Solucion i markes 3M, per foto.
• 3 (tre)Mbajtese boje per vula te njoma.
• 17 (shtatembedhjete) vula te njoma 3 (tre) prej tyre me bisht.
• 1 (nje) vule e thate metalike me mbishkrimin IDEAL mod No.1.
• 1 (nje) punto metalike.
• 2 (dy) kuti metalike bosh.
• 2 (dy) USB ngjyre te zeze me mbishkrim “VERBATIM” dhe “KINGSTON”.
• 1(nje) skelet zyzesh pa xham me lupe ne krahun e djathte, sebashku me nje kuti zyzesh..
• 7 telefona të markave të ndryshme
• 1 (nje) kapse vule e thate, pa vule.
• 3 (tre) bisturi me bisht ne formen e stilolapsi.
• 1 (nje) karikues baterish me ngjyre te zeze.
• 3 (tre) flete zmerile, ngjyre blu.
• 3800 Euro, 69.000 lekë të reja 1400 dollarë
• Një automjet tip Mercedes Benz

Oranews

SHKARKO APP