Dokumenti/ Bashkitë i shpenzuan paratë për pagat

 “Reforma, në këndvështrimin tim dhe tonë, nuk është thjesht njëndarje e re administrative, shkurtim i domosdoshëm i shumëshpenzimeve të kota, apo shkurtim i domosdoshëm i shumë bishtave tëgjithë krijesës së korrupsionit kapilar, por është mundësia për kushtetë reja të zhvillimit të qëndrueshëm të vend”.

Kryeministri Edi Rama do ta bënte këtë deklaratë më 6 shkurt të vitit 2014, duke parashtruar disa nga arsyet se përse duhej miratuar reforma territoriale dhe në përpjekje për të hedhur poshtë shqetësimet e opozitës se ajo ishte thjesht një ndarje për qëllime elektorale.

Tre vjet pas miratimit me vetëm votat e mazhorancës, rezultatet në fakt duken vetëm elektorale. Në dy zgjedhjet e fundit, vendore dhe të përgjithshme, Partia Socialiste ka fituar shumicën dërrmuese. Ndoshta ndarja nuk është arsyeja kryesore, por sipas opozitës është një faktor favorizues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shkurtimin e shpenzimeve për pagat apo “për bishat e krijesës së korrupsionit kapilar” siç deklaronte kryeministri, kjo reformë rezulton e dështuar për të tretin vit radhazi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Qeveria pranon në një dokument të saj të fundit se bashkitë në vend kanë rritur shpenzimet e tyre për paga. Referuar këtij dokumenti thuhet se ajo që mund të ketë ndodhur është ose rritja e nivelit të pagave për punonjësit aktualë ose rritja e numrit të të punësuarve në bashki. Gjithsesi kjo rritje e shpenzimeve nuk është në linjë me atë që synonte reforma territorial”, raporton revista Monitor në një shkrim mbi këtë temë.

Në shkrim nënvizohet se “megjithëse është ende herët për të dalë në konkluzione përfundimtare, rritja e shpenzimeve të personelit dhe atyre operative nuk pajtohet me objektivin madhor të reformës administrative territoriale për eficiencë operacionale dhe reduktim të kostove administrative. Nga ana tjetër, megjithëse, kostot operacionale nuk duket të vijnë në ulje, duhet të mbahet në konsideratë fakti se bashkitë kanë rritur shpenzimet për investime” thuhet në dokumentin e qeverisë”.

Të dhënat tregojnë se shpenzimet për personelin në tremujorin e parë të këtij viti rezultojnë 4.3 miliardë lekë nga 3.5 miliardë lekë që ishin në tremujorin e parë të vitit 2016. “Kjo rritje me të paktën 25% në fondin që shkon për personelin justifikohet pjesërisht edhe me financimin e funksioneve të reja por jo totalisht”, vijon shkrimi.

Por nuk nuk është viti i vetëm më këto të dhëna.

Për vitin 2016, në 6 –mujorin e parë, Ministria e Financave raportonte se njësitë vendore rritën shpenzimet për pagat me 35 përqind. Sipas saj, shpenzimet për pagat arritën në 6.3 miliardë nga 4.6 miliardë që ishin në 6 – mujorin e parë të vitit 2015.

Një tabelë tregon se në të njëjtën masë u rritën edhe shpenzimet për sigurime shoqërore, ndërsa se fondet e dedikuara për infrastrukturën janë ulur ndjeshëm.

Ministria e Financave kishte përllogaritur uljen e shpenzimeve me të paktën 60 milionë euro nga shkurtimi i personelit me reformën territoriale.

Por të dhënat janë tërësisht të kundërta me parashikimet dhe qëllimin për të cilin u krye reforma. Bashkitë, siç deklaronte kryeministri Rama gjatë fushatës elektorale teksa sulmonte LSI –në, janë kthyer në “çerdhe” të punësimeve nepotike.

Ato janë ndër institucionet që i kanë shtuar radhët e punonjësve në prag të zgjedhjeve, vendore apo të përgjithshme, me qëllim për të siguruar vota për partitë që i administrojnë.

Për vitin 2016 rezultoi se për paga, bashkitë përdorën 48 % të fondeve vetëm për paga, ndërsa shërbimet bazë për qytetarët, kryesisht ato për pastrimin e territorit, u ulën në mënyrë të ndjeshme. Ky fakt ka çuar sot edhe në shpalljen e emergjencës mjedisore, siç njoftonte vetë kryeministri teksa përgëzonte Forcat e Armatosura që janë angazhuar për të pasturar segmentet rrugore në kufi apo bregdet, në pikun e vapës dhe të sezonit turistik. /Lapsi.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?