“Doli Gimbo, gjynah”! Monika Kryemadhi batuta me gazetarët për Big Brother
GJKKO pritet të vendosë këtë të mërkurë nëse do të kalojë apo jo për gjykim dosja në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, si dhe tre të pandehurve të tjerë.
Kryemadhi u paraqit në ambientet e GJKKO-së me një kafe në dorë, ku, përveç çështjes gjyqësore, nuk munguan edhe batutat me gazetarët lidhur me zhvillimet në Big Brother VIP Albania, ku ajo është aktualisht opinioniste.
“Doli Gimbo, gjynah, djalë i bukur. Ju pëlqeu filmi? Ja të shohim tani se çfarë vendimi do japë gjyqtarja. Ju falënderoj për këtë kalvar intervistash, por do shihemi njëherë në muaj”, u shpreh Kryemadhi.
Vendimi i GJKKO-së pritet të përcaktojë nëse çështja do të vijojë në gjykim, në një nga dosjet më të ndjekura të kohëve të fundit.
KOHA JONË SONDAZH

