Doli teza e provimit, Mehmeti: Maturantët i fshehin celularët në atlete
Specialisti i arsimit në Partinë Demokratike, Ndriçim Mehmeti ishte i pari që denoncoi daljen e tezës së provimit të Gjuhë-Letërsisë, për Maturën Shtetërore. Ai tha se për zgjidhjen e tezës, nxënësit kanë paguar madje deri në 50 euro. Po ashtu ai tha se maturantët i fshehin celularët në atlete.
”Ma sollën prindërit e maturanteve tezën. Ata kanë qenë të shqetësuar. Shqetësimet e tyre vinin tek unë dhe unë me besim i thoja se; S’besoj se këtë vit do të ketë shkelje të rregullave. Dikush duhet ta denoncojë këtë fenomen. Ma sollën dhe pasi e vërtetova se ajo ishte teza, u detyrova me shumë dhimbje dhe trishtim për ta hedhur në rrjetet sociale që ky fenomen duhet t’i thënë stop. Ishin disa prindër që shihnin të tjerët që i zgjidhnin në kafene dhe u bënë kurioz se çfarë po ndodhte.
Ata thanë se po paguheshin për të zgjidhur tezën, por se vërtetoj këtë. Ajo siç doli, do hyjë brenda. Ai që është i dobët, ose mesatar do të marr të njëjtën notë. Dhe këtu merr fund konkurrenca, ajo që flasim për një arsim cilësor. Sipas prindërve, një tezë shkon deri në 50 euro.
Celularët lejohen, pasi nuk ka mirëadministrim. Me celularët është e thjeshtë, një celular e dorëzojnë, një tjetër e fusin në atlete. Por ka dhe vende të tjera, që s’dua t’i them”, tha Mehmeti.