Dollarët rusë, Paloka zbardh bisedën me Bashën për çështjen ”Muzin”: Është mbajtur peng

Pas një heshtje të gjatë, që kur dorëzoi postin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha ka qenë i tërhequr nga vëmendja politike dhe mediatike. Por pyetja se ”A ka marrë miliona dollarë nga Rusia, gjatë kohës që ka qenë kryetar i PD-së?”, e rikthyen Bashën në diskutime të reja.

Deputeti demokrat Edi Paloka, gjatë një interviste për ”Ora News” foli lidhur me këtë çështje, ku tregoi dhe çfarë i kishte thënë Basha kur e ka pyetur vite më parë, kur kjo çështje u bë e bujshme. ”Fjalët e tj kanë qenë, që është një shpifje. Çdo gjë që më tha ishe ajo që deklaroi publikisht. Sot bëhet fjalë për shërbimet inteligjente, gjëja duket serioze. Dhe në këtë rast asnjë akuzë nuk mund të ngrihet pa prova. Çdo gjë duhet të hetohet”.

Sakaq Paloka thotë se Basha me këtë aferë është shantazhuar dhe ka qenë marrë peng dhe që ulmimatumi ka qenë përjashtimi i Sali Berishës.

“Sot është e dokumentuar që Basha nga kjo aferë është shantazhuar jo vetëm nga Rama, por edhe nga ambasadorja amerikane. Dhe pse ka qenë një marrëdhënie tërësisht e Bashës dhe përgjegjësia është e tij, nëse është e vërtetë do të ishte e rëndë dhe për PD. Ultimatum ishte të përjashtohej Berisha. Pasojat paskam qenë personale për Bashën. U kuptua që Bashën e mbanin peng me diçka. Sot është konfirmuar se çështja më të cilën është mbajtur peng Basha është çështja“MUZIN””.

SHKARKO APP