Dollenberg: Shqipëria ka rrugë të gjatë për të mposhtur virusin
Mjekja shqiptare që jeton dhe punon në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg, thotë se Shqipëria ka rrugë të gjatë përpara për të mundur pandeminë. Ajo shton se në vendin ku jeton aktualisht pandemia është tejkaluar. Këtë mendim mjekja e bazon te numri i ulët i vaksinimit, përkundër vendeve të tjera.
“Gjermania ka 60% të popullatës së vaksinuar. Në Gjermani, pandemia është tejkaluar, pasi 60% është imunitetit i tufës. Kurse në Shqipëri kemi vetëm 20% të vaksinuar dhe rruga që ka Shqipëria për të mposhtur virusin është e gjatë”.
Dollneberg theksoi se vatra kryesore e kësaj vjeshte do të jenë fëmijët. Ajo apeloi për t’u vaksinuar, si e vetmja alternativë për të luftuar virusin dhe për të mos u përsëritur më skenari i vjeshtës së kaluar. Sipas saj, sa më gjatë qëndron virusi në popullatë aq më i rrezikshëm bëhet.