Dom Gjergj Meta: Përkufizim gjithëpërfshirës mbi projektligjin për barazinë gjinore

Nga Dom Gjergj Meta

“Përkufizim gjithpërfshirës” i gjinisë në p/ligjin për barazinë gjinore është një kontradiktë termash. Fjala “përkufizim” do të thotë me qartësu kufijtë, me vendos gurin e kufirit, me dallu qartë. Gjithërfshirja, në rastin e përkfuzimit, asgjeson kufirin, është si idealizmi i Schelling–ut që sipas Hegel-it i ngjan një nate ku lopët janë të gjitha të zeza e nuk arrin t’i dallosh.

Ka burrë dhe grua, mashkull dhe femër, nanë dhe babë, djalë dhe vajzë. Barazia, si një vlerë e shoqërive demokratike, mosdiskriminimi dhe përfshirja sociale e dy gjinive pasqyrojnë dinjitetin e barabartë të burrit dhe të gruas para Zotit e para ligjit, por nuk mund të jenë shkas për të ideologjizuar mendjet dhe ligjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë evropian (lexo UE, pasi Evropa është akoma më shumë) nuk kërkon domosdoshmërisht imitimin e gjithçkaje që vende apo kultura të veçanta të vendeve evropiane kanë futur në legjislacionet e tyre. Ne shkojmë në Evropë me origjinalitetin tonë e kësisoj mendoj se e pasurojmë Evropën duke i kujtuar asaj edhe rrënjët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Hyji krijoi njeriun në përngjasimin e vet,
e krijoi në përngjasimin e Hyjit;
i krijoi mashkull e femër.
Hyji i bekoi dhe u tha:
“Shtohuni e shumohuni e mbusheni tokën
dhe sundojeni atë!
Bëhuni zotëruesit e peshqve të detit, të shpendëve të qiellit dhe të çdo gjallese që lëviz përmbi tokë”!” (Zan 1, 27-28).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?