Donacionet për rindërtimin, Yuri Kim: Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, thotë se transparenca dhe përgjegjësia për fondet dhe donacionet për procesin e rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit janë thelbësore.

Kjo është arsyeja, nënvizon ajo, pse donacioni amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore.

Reagimi i Kim në rrjetet sociale vjen në mbështetje të deklaratës së diplomatit të BE-së Luigi Soreca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konferenca e Donatorëve në Bruksel ishte një sukses i madh. Tani është e rëndësishme për të siguruar mekanizma të qartë, efikas, pjesëmarrës dhe transparent të financimit që lejojnë përgjegjshmërinë për fondet. Të krijojë hapësirë për të gjithë donatorët për të ekzekutuar zotimin e tyre. 9 parimet do ta udhëheqin këtë punë”, tha Soreca.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?