Donin kokën e Gentianit, por i vr*sin kunatin dhe plagosin dy fëmijët e mitur. Autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet

Në mesnatë, Fushë-Kruja u trondit nga breshëritë e armëve. Vrasësit me pagesë donin kokën e Gentian Bejtjës, por plumbat i morën jetën kunatit të tij, Ramazan Sino, 29 vjeç, si dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur përkatësisht 13 dhe 8 vjeç. Njëri prej tyre, 13-vjeçari ka marrë plagë më serioze dhe po mbahet nën kontrollin intensiv të mjekëve në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Policia ka gjetur të djegur automjetin me të cilin kanë lëvizur atentatorët, ku brenda të cilit kanë gjetur edhe armë automatike. Autorët kanë lënë makinën pak larg banesës kanë zbritur në këmbë dhe kanë hapur zjarr në momentin që Sino ka qenë duke zbritur nga makina së bashku me fëmijët e mitur të Gentian Bejtjas.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes autorët kanë qëlluar dy herë. Njëherë tek banesa dhe 4 herë të tjera në rrugën kryesore aty ku u gjetën dhe 4 gëzhoja. Në total janë sekuestruar 28 gëzhoja. Jo zyrtarisht 29-vjeçari ka punuar si shofer në prokurorinë e Apelit.

Gentjan Bejtja dyshohet se dy ditë më parë ka qenë në shtëpi dhe se mund të ketë qenë në automjet me viktimën mbrëmjen e djeshme, por ka zbritur më parë. Po ashtu ka dyshime se autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e Bejtjas.

SHKARKO APP