Donin t’i vinin flakën një lokali bastesh, vdes 19 vjeçari, një plagoset

 

 

Kanë tentuar të shkatërrojnë një lokal bastesh duke i vënë flakën por janë dëmtuar vetë.Mediat italiane shkruajnë se autorë të dyshuar janë një 19 vjeçar shqiptar, i cili gjeti  vdekjen nga shpërthimi dhe një tjetër u  plagos. Ngjarja u shënua në orës 3.00 të mëngjesit të sotëm (2 nëntor), në sheshin Calvi të Ligurias, Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëpunëtori i tretë ka shpëtuar me plagë të lehta.19-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, sëbashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë (njëri prej tyre shqiptar), kanë tentuar t’i vinin flakën duke përdorur benzinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por diçka nuk shkoi mirë, dhe kanaçja me benzinë i shpërtheu 19-vjeçarit shqiptar duke lënë të vdekur, si dhe plagosi bashkëkombasin e tij. Ndërsa personi i tretë arriti të dilte nga ngjarja dëmtime, raportojnë autoritetet lokale.

Nuk përjashtojet mundësia që personat të kishin me vete dhe lëndë plasëse.

Sipas dëshmitarëve, “shpërthimi ishte aq i madh, sa që dera e pikës së basteve u gjet afër 40 metra larg”.

Shtetasi tjetër shqiptar që u plagos u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjëndje kritike për jetë, ndërsa personi i tretë po merret në pyetje nga hetuesit.

Ende nuk dihen arsyet që i çuan këto tre persona (dy shqiptarë) të sulmonin qendrën e basteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?