”Don’t fuck them…”, Kumbaro: Është qëllimin nxitës ndaj librit
24 orë pas postimit mjaft të komentuar, sot me anë të një postimi në Facebook ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka sqaruar deklaratën e saj. Ministrja thotë se shprehja u përdor si qëllim nxitës që ajo kishte për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar të tekstit.
”Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim. I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti”,-shkruan Kumbaro.
Kumbaro u bëri thirrje të rinjve që të lexojnë por në një mënyrë vulgare, gjuhë që nuk pritet nga një ministre, aq më tepër e kulturës.
Statusi që shkaktoi polemika
Na duhet t’i bëjmë librat tërheqës sërish. Nëse shkoni në shtëpi me dikë dhe nuk ka libra, mos e lejoni që t’u q***. Mos i lini t’ju eksplorojnë, nëse nuk kanë eksploruar më parë universet sekrete të librave.
KOHA JONË SONDAZH

