Dorëheqja e Didit, Tahiri mbledh krerët e policisë së Qarqeve

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe daljes në dritë të akuzave që rëndojnë mbi Shefin e Interpolit dhe një specialiste se kanë fshehur urdhërarrestin e Interpol Belgjikës për deputetin Mark Frroku, pritet që edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri të dalë në një konferencë për mediat.

Mësohet se Tahiri do të dalë në konferencë rreth orës 12:00.

Po sot rreth orës 11:45 Tahiri do të ketë një takim me krerët e policisë së Qarqeve në Ministrinë e Brendshme. (vijon)

SHKARKO APP