Dorëheqjet, kryeprokurori Llalla emëron 4 prokurorë të rinj

Katër drejtues prokurorish komandohen nga kryeprokurori Adriatik Llalla në disa qytete të vendit. Këto komandime vijnë pas dorëheqjeve që katër prokurorë dhanë pak ditë më parë nga funksionet që ata mbanin.

Kështu, mësohet se në prokurorinë e Përmetit është komanduar prokurori Arjan Muça, në atë të Lezhës Besim Hajdarmataj, në Tropojë Artur Ismailukaj, ndërsa në Dibër Urim Buci.

Vetëm pak ditë më parë, 4 prokurorë të këtyre rretheve dhanë dorëheqjen në një ditë, për shkaqe ende të panjohura. Nga ana e tij, kryeprokurori Llalla i motivoi këto dorëheqje me arsyetimin se janë bërë për rifreskim të stafit drejtues, ndërsa paralajmëroi  se do të ketë ndryshime dhe në Prokurorinë e Përgjithshme.

 

SHKARKO APP