Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe
Në zbatim të urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e stafit vendor, bashkitë e Qarkut Shkodër kanë nisur lëvizjet e para konkrete. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka zhvilluar pasditen e sotme një mbledhje me drejtorët dhe administratorët vendorë, ku këta të fundit kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre.
Dorëheqje janë regjistruar gjithashtu edhe në Bashkinë Malësi e Madhe, ku sipas burimeve, kanë dhënë dorëheqjen të gjithë administratorët e njësive administrative si dhe dy zëvendëskryetarë të bashkisë.
Pas dorëheqjeve, pritet të realizohet një analizë e plotë e performancës për secilin prej drejtuesve, analizë që do të shërbejë si bazë për vendimmarrjen lidhur me konfirmimin ose zëvendësimin e tyre.
Ndërkohë, edhe Bashkia e Vaut të Dejës do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme paraditen e së martës, ku priten ndryshime në nivelet drejtuese dhe administrative, në përputhje me udhëzimet për rritjen e efektivitetit dhe profesionalizmit në qeverisjen vendore.
KOHA JONË SONDAZH

