Dorëhiqet nga politika njeriu që nxori Britaninë nga BE
Nigel Farage, kreu i Partisë Britania e Pavarur (UKIP) ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike. Në një deklaratë për mediat, Farage tha se do të merrej me jetën e tij private pas fitores së referendumit.
Ai tha se pjesën e vetë kryesore në politikë e ka kryer, duke mundësuar daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europina.
“Unë kam vendosur të qëndrojë mënjanë nga drejtimi i partisë. Fitorja e referendumit do të thotë se ambicia ime në politikë është arritur. Kam ardhur në politikë nga bota e biznesit, sepse mendoj se Britania duhet të vetëqeveriset, ambiciet e mia nuk kanë qenë të qëndrojë gjithë kohën në politikë. Mendoj se për partinë tonë ditët me të mira janë duke ardhur”,- tha ai.
Farage, një politikan kontrovers dhe i njohur për deklaratat e forta kundër BE-së tha se pa UKIP fitorja e referendumit do të ishte e pamundur.
Ai premtoi gjatë fushatës për daljen nga BE se Britania shpenzon 350 milionë paund në javë për vendet e Bashkimit Europian. Sipas tij, me fitoren e referendumit këto para do të përdoreshin për qytetarë britanikë.
Por vetëm pak orë pas fitore, ai deklaroi se 350 milionë paund nuk do të ktheheshin pas, pasi llogartië e tija ishin bërë gabim. Kjo deklaratë u cilësua si mashtrimi më i madh elektoral në Brtani, pasi shumica e votuesve e besuan këtë shifër dhe votuan për daljen nga Unioni Europian.
KOHA JONË SONDAZH

