“Dorëzoni kapelet, kaloni në anën e qytetarëve”, protestuesit e opozitës thirrje policëve
Gjatë protestës së opozitës para godinës së Kryeministrisë, protestuesit iu drejtuan forcave të policisë me thirrje të forta, duke kërkuar që ata të braktisin detyrën dhe të rreshtohen në anën e qytetarëve.
“Dorëzoni kapelet, kaloni në anën e qytetarëve”, ishte slogani që u përsërit disa herë nga turma, ndërsa protestuesit tentuan të afrohen më pranë ndërtesës qeveritare.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit mbajti linjat e saj të sigurisë, duke mos lejuar avancimin e protestuesve drejt Kryeministrisë. Tensioni mes forcave të rendit dhe qytetarëve vijon të mbetet i pranishëm, ndërsa policia ka përdorur ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe për të ruajtur perimetrin e sigurisë.
KOHA JONË SONDAZH

