Dorina Hoxha rikthehet dekane, Gjykata Administrative rrëzon vendimin e pezullimit
Dorina Hoxha duhet të rikthehet menjëherë në detyrën e dekanes së Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës.
Gjykata Administrative mori këtë vendim sot, duke rrëzuar kështu vendimin e Rektorit Artan Hoxha për pezullimin nga detyra të dekanes.
Më 22 maj të këtij viti, Rektori pezulloi nga detyra dekanen Hoxha me argumentin se kjo e fundit ka shprehur interesin për të kandiduar si anëtare Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e pedagogëve, dhe duke qenë se Fakulteti i Drejtësisë ka kompetenca në përzgjedhjen e kandidaturave ajo ndodhej në konflikt interesi.
KOHA JONË SONDAZH

