Doris Pack takon Sali Berishën: Pas gati 1 vit ”arrest shtëpie” me urdhër të Ramës
Aktualitet E Hënë, 3 Shkurt 2025 20:56

Eurodeputetja Doris Pack ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Përmes një postimi në Facebook, Pack akuzon kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar drejtësinë që të burgosë pa asnjë provë e fakt, Berishën për gati 1 vit. ”Pas gati 1 vit në arrest shtëpie, urdhëruar pa vendim gjykate nga drejtësia e Edi Ramës, – takova Sali Berishën”, shkruan Doris Pack në Facebook.