Dorjan Teliti: Edi Rama u shet shqiptarëve si arritje shpenzimet e luksit për zyrat e tij

Eksperti i ekonomisë së PD-së Dorjan Teliti, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se Edi Rama u shet shqiptarëve si arritje, shpenzimet e luksit për zyrat e tij.

Teliti thekson se Rama ka shpenzuar para të pafunda me shpenzime luksi.

Postimi i Dorjan Telitit:

Edi Rama u shet shqiptarëve si arritje shpenzimet e luksit për zyrat e tij!

Në 7 vite, Edi Rama ka shpenzuar:

85,5 milion euro për blerje/qira operacionale/servis makinash;

25 milion euro për mobilim zyrash;

109 milion euro për rikonstruksion zyrash dhe godinash qeveritare;

4.5 milion euro për godinën e OSHEE-së;

3.2 milion euro vetëm për zyrat e Kryeministrisë;

1.25 milion euro për rikonstruksionin e zyrave të Albcontrol-it.

Asnjë përmirësim të shërbimit për qytetarët nuk kanë sjellë këto shpenzime marramendëse, ndërkohë që tarifat vetëm shtrenjtohen!

Radhët përpara zyrave të shtetit vazhdojnë të zgjaten!

Ryshfeti për të marrë shërbim vazhdon të shtrenjtohet!

Rama dhe enturazhi i tij vazhdojnë të majmen dhe të kridhen në luks!

Por, luksin dhe zdërhalljen e tyre me paratë e buxhetit, shqiptarët nuk e quajnë arritje!

E quajnë thjesht vjedhje!

SHKARKO APP