“Doshi”, Bumçi: Çështja nuk zbardhet, për sa kohë është Meta kryetar Kuvendi

Komisioni i Jashtëm është kthyer në një arenë debatesh ditën e sotme, ku opozitarët vijuan të shpalosin kauzën e tyre, atë për të cilën protestojnë çdo ditë: Largimin e Kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Kështu, teksa diskutohej Projektligji për ‘Shërbimin me Jashtë”, deputeti i PD-­së Aldo Bumçi e ktheu vëmendjen tek çështja “Doshi”, duke kërkuar zbardhjen e saj. Sipas tij, kjo çështje nuk ka për t'u zbardhur derisa Meta të vijojë të jetë kryetar i Kuvendit.

“Derisa Meta të jetë kryetar Kuvendi kjo çështje nuk zbardhet, prandaj duhet që ai të japë dorëheqjen. Ilir Meta duhet të hetohet, t’i hiqet mandati”,­ tha ai.

Kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade në lidhje me këtë çështje deklaroi se “Mbështet atë që po kërkon Prokuroria”. Ndërsa duke u ndalur tek pr.ligji, Bumç tha se heqja e kuotës për emërimet e shkatërron këtë shërbim.

SHKARKO APP