Doshi del nga Prokuroria, nuk bën komente. Hetuesit do të zbardhin tabulatet telefonike

 

Pas Mark Frrokut ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe deputeti Tom Doshi. Me të lënë organin e akuzës nën masa të rrepta sigurie, Doshi tha për mediat se s’jepte komente për arsye të hetimit. Lapsi.al mësoi nga burime brenda prokurorisë se mes deputetit Doshi dhe Frroku ka pasur një sherr dhe përballje me tona të larta. Asnjë prej deputetëve nuk ka ndryshuar qëndrim për deklaratat e bëra më herët. Doshi ka thënë që u vu në dijeni për atentatin ndaj tij nëpërmjet kolegur Mark Frroku. Prokuroria pritet të zbardhë tabulatet telefonike për të vërtetuar nëse ka qenë apo jo Frroku ai që njoftoi Doshin për eleminimin e tij fizik dhe të kolegut demokrat, Mëhill Fufi.

SHKARKO APP