Doshi: Durim Bamin e kërcënuan. Nëse do fliste do i vrisnin fëmijët

 

Tom Doshi në Këshillin e Mandateve ka deklaruar se Durim Bami është kërcënuar me fëmijët nëse do të fliste.

Ai tha se Durim Bami ka ndryshuar deklarata pasi ka qenë në kërcënim dhe kjo është e dëshmuar me pamje.

Tom Doshi: Durim Bamin e kercenuan se do i vrasin femijet

Tom Doshi: Dëshmitari është kërcënuar me fëmijët. I  kanë thënë po fole fëmijët i ke në filan vend. E di mirë ai prokurori aty se ka parë videon.

 

Ai prokurori atje e di shumë mirë se e kemi pa bashkë videon dhe transkriptimin dhe ai vjen sot e më akuzon mua për çështje të rreme. Kjo është e vërteta. I thash Durim Bamit që në këto kushte të çojmë në spital, jo tha se atje ka ilaçe, më vrasin..

…pra kjo është një turp i madh i prokurorisë dhe i këtyre përfaqësueve këtu.

Tom Doshi: S’kam pse  te sajoj

S’është marrë asnjë tabulat, bërë asnjë hetim por është vepru me shpejt për të mbyll çështjen.

Nuk kam pse bëj sajesë. Megjithë ato prova që kam, Durim Bami do tu merrte si dëshmitar jo si vrasës. Durim Bami takoi ministrin, më takoi mua. Dhe kur i thonë që ke 30 vjet burg apo do të të vrasim fëmijët normalisht që do të ndryshojë, por tek ajo videoja tregohet e gjitha. Pra ju keni mundësinë ta zbardhni. Pasi ta shikoni videon ti thoni shqiptarëve se cfarë bëhet me prokurorinë, shtetin qeverinë. Pasi të keni parë videon, atëherë nuk e dimë kush do akuzohet unë apo, prokuorët që kanë manipuluar cështjen.

Doshi: Nuk kisha besim te prokuroria prandaj bera filmimin

Xhafaj-Doshit: Duke iu referuar raportit të prokuroisë, në faqen 4 në pikën 2.2/7 theksohet ndër të tjera se në asnjë rast nuk është pranuar bashkëpunimi me organet e prokurorisë dhe policinë dhe nuk ka pranaur të bëjë deklarimit. Përse nuk ndoqi rrugën ligjore? Pse e cmuat të nevojshme të regjistroni këtë person që quhet Durim Bami, kur këtë kallëzim ta administronte ai që e ka në përgjegjësi, organi i drejtësisë?

Doshi: Unë e takova prokurorin, me ka thënë më lerë 3-4 ditë kohë që të merrem me këtë cështje. Prokurori ishte vetë që ishte i përzjerë në këtë vrasje dhe unë e humba besimin. Kjo është lufta mes meje dhe prokrurorit. Ai thotë sot, që kam bërë kallëzim të rremë. Zoti Xhafa, këtë regjistrim e bëra sepse nuk kisha besim te prokuroria.

Ju bjerni pamjet filmike këtu dhe më pas e shohim kërkesën që kanë bërë prokurorët. Ti kë falsifikuar cdo gjë (i drejtohet prokurorit) dhe për këtë do mbash përgjegjësi penale

Kastriot Islami-Doshit: Cilat janë motivet e këtyre ngjarjeve?

Doshi: Kush merret me Metën nuk ka jetëgjatësi

Doshi: Përgjimi është bërë me kërkesën time. Bami është kërcënuar

Ristani-Doshit: Pasi i ka ditur të gjitha këto a ju ka vënë në dijeni ministri Tahiri se cfarë ka bërë?

Doshi: Personi që ka marrë porosinë është Toni, Saimir me thoshtë që Toni është në kërkim. Ndërkohë që Toni ishte larguar dy herë. Ndërsa herën e fundit na doli që Toni ishte në kërkim hic. Bashkë me prokurorin, që e kam përballë që vjen e thotë kam bërë kallëzim. Bjer videon këtu ( i drejtohet prokurorit) dhe të shohim cfarë kallëzim të rremë kam bërë. Më ke akuzuar që kam bërë kallëzim të rremë. Ajo është prova më e rëndësishme, që durim Bami është kërcënuar me fëmijë.

Ristani: Braho ka thënë që ju keni qenë në mbrojtje fizike dhe ka kërkuar që mbrojtja të vazhdojë

Doshi: Nuk është e vërtetë. Janë mashtrim të të gjithëve, që nga meta, braho, prokurori. Pra kanë mashtruar opinionin sepse nuk kanë dashur ta sbardhin këtë çështje.

Ristani: Ju thoni që është filmuar biseda me Bamin, kur ai shpreh pamundësinë e tij për të thënë të vertetën sepse ndihet i kërcënuar. Në ckushte proceduriale është zhvilluar?

Doshi: Me kërkesën time, në prani të 4 prkurorëve, është pranuar kërkesa ime. Në një nga zyrat që disponojnë këta. Është bërë përgjimi ambiental, unë kam vënë aparaturën dhe i kam thënë Bamit të thotë të vërtetën. Ai më ka thënë që nuk mund të flas. Ai më tha që ka ardh një polic i forcave speciale dhe bën me dorë dhe ka thënë që i di ku i ka fëmijët. Unë i kam thënë që të të cojë në spital, ai më ka thënë jo se aty ka ilace dhe më vrasin, jam i kërcënuar.

Tërhiqni kërkesën për arrestimin, ndryshe do u tregoj shqiptarëve çfarë është bërë në ballafaqimin tim me Bamin

 

Tom Doshi: Sipas teje ti e ke mbyllur procesin hetimor, pasi më ke prurë kërkesën për dëshmi të rremë për kallzim të rreme dhe për kërcënim. Unë kallëzim nuk kam bërë sepse e di shumë mirë, dëshmi të rremë nuk kam berë sepse këto ditë kemi ndenjë bashkë 7-8 orë në ditë dhe dëshmmi prap nuk kam bërë. Meqë ajo kërkesë, që unë kam kërkuar ballfaqim me Durim Bamin, e din shumë mirë se cfarë është thënë. Nëse ti nuk do të bëhet publik tërhiq kërkesën nëse nuk e ke problem unë do ti sqaroj shqiptarët se cfarë është thënë në atë ballafaqim.

Ora 19: 10 Ja debatet në Mbledhjen e Komisionit te Mandateve

Doshi-Prokurorisë: Tërhiq këkresën për arretsim

Doshi: Provat do ti sillni këtu ti shikojë edhe këshilli për të parë nëse duhet të shkojë në seancë apo jo kërkesa juaj

Prokuoria: Provat dhe dyshimet i kemi të përmbledhura në relacionin e dërguar Kuvendit. Aty ka edhe të dhëna sekrete

Doshi: Cdo provë aty e keni manipuluar

Prokuroria: Aktet e hetimit nuk duhet të bëhen edhe publike sepse ka sekrete

Doshi: Tërhiq kërkesën nese e ke berë për efekt hetimor, ose do flas

Prokuroria: Nuk e tërheqim

Vangjel Dule: Zoti Doshi jeni njohur me kërkesën

Arben Ristani: Zoti Prokuror, procedurat nuk jane secrete hetimore

Ora 19:20 Halimi: Kërkesa të bëhet transparente

Eduard Halimi: Për të sqaruar organin e akuzës por edhe qytetarët, duhet të bëj të qarte se nga ana formale ne si deputetë të opozitës jemi shprehur dhe do shporehemi në favor të cdo kërkesë që do vijë nga prokuroria lidhur me hetimin për këtë që mund të vijë. Por edhe përsa i përket thelbit të kerkesës ne duhet ta bëjmë transparente se cila është e vërteta e kësaj ngjarje.

Ora 19:44 Avokatët e Doshit: Kërkessa e Prokurorisë me prapavijë politike

Avokati i Doshit, Ferid Muçaj: Më datën 13.3 2015 është bërë një përgjim ambiental mes Tom Doshit dhe Durim Bamit, ky përgjim është bërë me kamera dhe audio.

Durim Bami thotë se ndryshimin e deklarimeve të tij e ka bërë nga presionet e njerëzve të shtetit.

Avokati i Doshit, Ferid Muçaj: Kam privilegjin të mbroj Tom Doshin nga akuzat e padrejta që i bëhen nga prokuroria. Ju parashtroj se: Dërgimi në Kuvend nga Prokurori vetëm i një kërkese pa shoqëruar me prova përkatëse për ti dhënë autorizim për arrestim është në kundërshtim me rregulloren e kuvendit. Kërkesa e vetme, e pashoqëruar me prova mund të shkruhen të pavërteta. A mundet që prokuroria vetëm me kërkesën për arrestim, pa  prova mund të cojë në gjykatë? Kurrë pa u shoqëruar me prova

Avokati i Doshit, Vladimir Meçe: Mbrojtja jonë është në dy pjesë, pjesa e parë është me karaketer parlamentar, ligjor, dhe pjesa e dyte me akuzën që ka ngritur prokuroria. Tom Doshit i janë shkelur të drejtat kushtetuese

Avokati i Doshit, Vladimir Meçe: Duke iu kthyer rastit të deputetit Doshi ndodhemi përpara një kërkesë të nxituar të prokurorit e cila dihe ttë konsiderohet si arbitrare, deputeti ti janë mohuar të drejtat bazike. Kontrolli i banesës nuk ka baza të rregullta dhe të sinqerta. Kërkesa nuk lidhet me nje veper kriminale. Ka arsye për të dyshuar për një prapavijë politike të kësaj kërkese. Në realcion argumentohet se: Krahas rrezikshmërisë shoqërore hetimi i këtij rasti ka veprim specific edhe për imazhin e institucioneve përballë institucioneve ndërkombëtare.

Ora 20:40 Tom Doshi: Mark Frroku me tha për ngjarjen, më 30 gusht Rama e ka besuar

Tom Doshi: Nuk kam bërë sajesë. Në gusht 2014 ka ardhur mark frroku që me ka informuar për këtë rast. Kam bërë një takim me durim bamin. Më 30 gusht kam takuar kryeministrin. Ja kam sqaruar dhe më ka thënë: “Tom të ka rrujt zoti për baimrësinë që ke bërë” dhe më ka thënë: Për ata e la Ilir Meta parlametin atë ditë dhe që ju shkuat te Il Gusto. Pra bindja e Edi Ramës ishte që është e vërtetë.

Më datën 6 kam takuar Ramën dhe Tahirin në Durrës. Më datën 6 Tahiri ka takuar Durim bamin te shtëpia ime në Durrës. Ja ka shpjeguar të gjitha sic janë në video dhe sic mi ka shpjeguar mua. Pas 2-3 ditë Bami ka shkuar në ministrinë e Brendshme pa prezencën time

Ora 19:00 Nis mbledhja drejtohet nga Vangjel Dule

 

Në orën 18: 00 në kryesine e Kuvendit ka mbërritur deputeti Tom Doshi

Dëgjesat e Këshillit me deputetët Doshi dhe Frroku priten me interes, pas edhe paralajmërimit të një dite më parë të Tom Doshit se sot do të lëshojë “bombën” e radhës.

Përmes një postimi në fb, Doshi tha se nëse gjëndja shëndetësore do të jetë në favor të tij, pasi ky ishte dhe shkaku pse u shty vendimi të hënën, ai do të do të bëjë publike një fakt rrënqethës.

Sipas Doshit ky fakt do të qartësojë hetimet që janë bërë dhe si jane manipuluar deshmitaret kyç në këtë histori.

Doshi thekson se, prokuroria kërkon të shpëtojë Ilir Meten nga dalja e filmimeve te aeroportit te Hanoverit, ku Spartak Braho takoi vëllain e Fatjon Skënderaj, fakt ky që sipas Doshit që do nxirrte zbuluar manipulimin që i bënë ata ketij deshmitari.

Ndërsa nga ana tjetër Doshi, atakon Prokurorin e Përgjithshëm, që sipas tij po mundohet të shpëtojë veten, pasi ai ka pasur dijeni për eleminimin e tij fizok por nuk beri asgjë për 6 muaj rresht

SHKARKO APP