Doshi “hakmerret” ndaj Brahos, e padit në Gjykatën e Lartë

 

Deputeti Tom Doshi ka paditur në Gjykatën e Lartë kolegun e tij “socialist” Spartak Braho.

Sot do të hidhet edhe shorti për këtë padi dhe do të përcaktohen gjyqtarët që do ta shqyrtojnë çështjen.

Doshi e akuzon Brahon se ka shpifur për raportin mjekësor të deputetit të Qarkutë të Shkodrës, kur e ka paraqitur këtë raport në Këshillin e Mandateve dhe të Imunitetit.

Spartak Braho ka qenë një ndër akuzuesit kryesor të Doshit, lidhur me skenarin e atentatit ndaj këtij të fundit, që sipas Prokurorisë ishte i sajuar dhe që çoi në heqjen e imunitetit të Doshit dhe në arrestimin dhe më pas ndjekjen e tij në gjendje të lirë për akuzën e kallzimit të rremë.

SHKARKO APP