Doshi për herë të shtatë në Prokurori: Hetimet do zbardhin të vërtetën

Deputeti Tom Doshi ka deklaruar sot se hetimet do të nxjerrin përfundime konkrete. Deklarata e Doshit u bë sot gjatë daljes nga Prokuroria. Ai tha se kjo ngjarje është e vërtetë dhe hetimet vazhdojnë. “Hetimi vazhdojnë. Prokuroria a materiale të bollshme për të punuar.  Kjo ngjarje është e vërtetë dhe gjatë hetimeve diçka do të dalë”,- tha Tom Doshi për media.

Doshi ishte sot për herë të shtatë në Prokurori ku ka dhënë dëshminë lidhur me planin sipas tij për ti bërë atentat.

I pyetur nëse ka dieni për Bardhok Pllanaj, personin që akuzohet për trafik droge dhe që është fshehur në makinën e deputetit Mark Frroku, Doshi nuk ka dhënë përgjigje. “Janë pyetje për mua, apo doni të bëni hetime të tjera”,- tha Doshi lidhur me Bardhok Pllanaj.

 

SHKARKO APP