Doshi përfundon takimin me Priftin. Për vendimin e Prokurorisë thotë: Me qetësi, me qetësi

Pak minuta më parë Prokuroria njoftoi zyrtarisht se kërkon arrestimin e deputetit Mark Frroku dhe Tom Doshi. Ky i fundit ndodhej në hotel “Sheraton”, nën shoqërinë e ish-ministrit Dritan Prifti. Nuk dihet arsyeja e këtij takimi mes dy “armiqve” të Ilir Metës. Dy ditë më parë, po në “Sheraton”, Tom Doshi u takua edhe me Mark Frrokun. Pasi perfundoi takimin me Prifin, deputeti Doshi, i pyetur nga gazetari i Lapsi.al , nuk ka komentuar levizjen e fundit te Prokurorise qe kerkon arrestimin e tij, por ka thene thjesht frazen "Me qetesi, me qetesi".

SHKARKO APP