Doshi: Polici i RENEA‐ s kërcënoi Durim Bamin me vrasjen e fëmijëve

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka filluar pasditen e së mërkurës mbledhjen për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit ndaj deputetit Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Tom Doshi: Kërkesa ime…

Përfaqësues të Prokurorisë: Ndalohet publikimi qoftë edhe i pjesshëm edhe i akteve… ju lutem, kemi çështjen në proces.

Vangjel Dule: Zoti Doshi të respektojmë ligjin.

Përfaqësues të prokurorisë: I qëndrojmë asaj kërkese

Tom Doshi: Ai ka ardhur me më arrestuar, unë të mbaj sekrete… ai e ka manipuluar marrëveshjen. Ka marrë një paragraf që është manipuluar. Unë mbaj përgjegjësi penale, ose të tërheqë kërkesë…

Arben Ristani: Procedurat nuk mund të jenë pjesë e kërkesës, përmbajtja është çështje tjetër. Nuk jam për nxjerrje sekreti, por procedura është më vete.

Përfaqësues të Prokurorisë: Zoti Ristani, procedurat hetimore na e ndalojnë një gjë të tillë.

Tom Doshi: E ke pru kërkesën për dëshmi të rreme, kallëzim të rreme. Unë kallëzim s’kam bërë. As kallëzim të rremë s’kam bërë. Ajo kërkesë që unë kam kërkuar ballafaqim. Nëse se tërheq kërkesën po se pate problem unë do t’i sqaroj shqiptarët.

Vangjel Dule:Dispozita e rregullores është e nevojshme për t’u zbatuar nga të gjithë. Rregullorja në nenin 118 parashikon debatet të kësaj natyre. Zoti Doshi jeni njohur me kërkesën e prokurorisë dhe do t’ju lusja të paraqisnit vërejtjet tuaja por pa cenuar hetimin. Pa cënuar atë aspektet që na jep ligji ta

cenojmë më këtë mbledhje, s’është dëshira e jona por është detyrim i ligjit.

Tom Doshi: Prokuroria ka manipuluar provat dhe akuzat ndaj meje nuk ekzistojnë.

Arben Ristani: Zoti Doshi, jemi në momentin që prokuroria ka prurë një relacion që shpjegon kërkesën ndaj jush për të cilën ju jeni i njohur ne jemi të njohur, dhe relacioni ka dalë edhe në media. Megjithatë, është momenti që ju duhet të jepni shpjegimet tuaja për kërkesën që ka bërë prokuroria.

Tom Doshi: Do t’ia jap fjalën avokatëve të mi, pasi të mbarojnë ata, flas unë.

Vangjel Dule: Më falni, zoti Islami e ka fjalën

Islami: Konkurrojnë dy kallëzime, një kallëzim bërë nga prokurori për vrasje dhe një kallëzim për dy deputetë, mesa kuptoj unë sot po diskutojmë për këtë të dytën, nëse Doshi insiston për akuzën e parë, se të dyja janë të lidhura, përbën për ju sekret që zoti Doshi vazhdon të publikojë fakte për akuzën e parë që ju vazhdoni ta konsideroni zero?

Vangjel Dule: Xhafa e ka fjalën

Fatmir Xhafa: Duhet ta fillojmë procesin nëpërmjet rregullores, vendosem te bëjmë një diskutim duhet të jetë e hapur, ok, paçka se kishte dy opsione në funksion qe ta ruajmë procesin nga aspekte që dëmtojnë aspektin hetimor. Në këtë moment s’ka më debat midis nesh dhe Doshit, fillon seanca dëgjimore, Doshi ia kaloi fjalën përfaqësuesve të vet që do parashtrojnë pretendimet, do ishte normale të fillojmë procesin me avokatët.

Eduard Halimi: Dua të bëj të qartë edhe një herë se nga ana formale ne si deputete të opozitës jemi shprehur dhe do shprehemi në favor të çdo kërkesë që do vijë nga prokuroria për këdo në parlament, por ama edhe sa i përket thelbit të kërkesës, ne duam ta bëjmë transparente për gjithë qytetaret shqiptare, cila është e vërteta e kësaj ngjarje, nëse ka elemente që do prishin këtë hetim, këtu jemi, por që ne ta bëjmë transparente për qytetaret që duan të dinë për çfarë akuzohet deputeti, duam ta sqarojmë.

SHKARKO APP