Doshi prej 2 orësh në Prokurori “Do të jap dëshminë dhe provat”

Rreth orës 09:20 .Tom Doshi u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tij, në lidhje me deklaratat publike pas përjashtimit nga Partia Socialiste për një atentat të mundshëm ndaj tij dhe kolegut demokrat Mhill Fufi.

Vetë deputeti i larguar socialist bëri të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke theksuar se do të jetë sot në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij si dhe provat dhe videot që ai pretendon se ka për ngjarjen.

Ora 09:20 Deputeti i perjashtuar nga PS Tom Doshi mberrin ne prokurori

Doshi: Sot ne prokurori pas kerkeses sime per te deshmuar

Fillimisht, burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bënë të ditura se ftesa për të marrë dëshminë e tij ishte për më datë 6 mars, por siç shprehet vetë deputeti me kërkesë të tij ajo është vendosur për sot

"Kam kontaktuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’i dhënë dëshminë time në lidhje me hetimet e nisura për tentativë vrasje ndaj meje dhe një kolegu tjetër deputet. Më kanë caktuar, pas kërkesës time, që të enjten paradite të paraqitem për të dorëzuar provat e mia." shkruan Doshi

Prokuroria ftesë Tom Doshit të dëshmojë më 6 mars për akuzat

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar ftesë deputetit Tom Doshi që të paraqitet pranë organit të akuzës për të dhënë dëshminë e tij si dhe vendosjen në dispozicion të provave që pretendon se ka, në lidhje me atentatin ndaj tij.

Lajmi konfirmohet për A1 Report nga burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda sipas të cilave,  ftesa bën fjalë për datën 6 mars në orën 10:00, ku deputeti Doshi mund të paraqitet për të dhënë dëshminë dhe provat e tij.

Sipas po të njëjtave burime, bëhet e ditur se ftesa e Prokurorisë nuk e detyron atë të paraqitet domosdoshmërisht në datën e caktuar, pasi nuk është fletë thirrje.

Deputeti Doshi deklaroi se ndaj tij, Ilir Meta kishte paguar të dyshuarin Durim Bani si personin për ta eleminuar dhe se për këtë kishte njoftuar se Ministrin e Brendshëm, Kryeministrin dhe Policinë e Shtetit. Doshi pretendon se për atentatin ndaj tij ka provë një video të gjatë 37 minuta

SHKARKO APP