Doshi: Tërhiqni kërkesën për arrestim.Prokuroria: Ka sekret hetimor

 

Doshi nuk dorëzohet: Durim, të tjera fakte rrënqethëse

Bami kërkon lirimin nga arresti, avokati: Prova për rrëzimin e akuzës

Pas shumë debatesh mes mashorancës dhe opozitës për mënyrën e zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të mandateve u vendos që mbledhja të zhvillohet ne praninë e mdiave.

Në mbledhje do të diksutohet kërkesa për autorizim e Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Doshi: Provat do ti sillni këtu ti shikojë edhe këshilli për të parë nëse duhet të shkojë në seancë apo jo kërkesa juaj

Prokuoria: Provat dhe dyshimet i kemi të përmbledhura në relacionin e dërguar Kuvendit. Aty ka edhe të dhëna sekrete

Doshi: Cdo provë aty e keni manipuluar

Prokuroria: Aktet e hetimit nuk duhet të bëhen edhe publike sepse ka secrete

Doshi: tërhiq kërkesën nese e ke berë për efekt hetimor

Prokuroria: Nuk e tërheqim

Vangjel Dule: Zoti Doshi jeni njohur me kërkesën

Ora 19:00 Nis mbledhja drejtohet nga Vangjel Dule

Në orën 18: 00 në kryesine e Kuvendit ka mbërritur deputeti Tom Doshi

Dëgjesat e Këshillit me deputetët Doshi dhe Frroku priten me interes, pas edhe paralajmërimit të një dite më parë të Tom Doshit se sot do të lëshojë “bombën” e radhës.

Përmes një postimi në fb, Doshi tha se nëse gjëndja shëndetësore do të jetë në favor të tij, pasi ky ishte dhe shkaku pse u shty vendimi të hënën, ai do të do të bëjë publike një fakt rrënqethës.

Sipas Doshit ky fakt do të qartësojë hetimet që janë bërë dhe si jane manipuluar deshmitaret kyç në këtë histori.

Doshi thekson se, prokuroria kërkon të shpëtojë Ilir Meten nga dalja e filmimeve te aeroportit te Hanoverit, ku Spartak Braho takoi vëllain e Fatjon Skënderaj, fakt ky që sipas Doshit që do nxirrte zbuluar manipulimin që i bënë ata ketij deshmitari.

Ndërsa nga ana tjetër Doshi, atakon Prokurorin e Përgjithshëm, që sipas tij po mundohet të shpëtojë veten, pasi ai ka pasur dijeni për eleminimin e tij fizok por nuk beri asgjë për 6 muaj rresht.

SHKARKO APP