Doshi tjetër fakt Prokurorisë: Merrni videon e aeroportit të Hanoverit

Të tjera fakte sjell Tom Doshi në lidhje me eleminimin e tij. Ai i ka dhënë një tjetër sinjal Prokurorisë  mbi ato cfarë ka thënë. Ai i kërkon kësaj të fundit të sekuestrojë kamerat e aeroportit të Hanoverit. “Prokuroria të marr videon e aeroportit të Hanoverit. Unë e kam”, tha  deputeti socialist Tom Doshi pas takimit në kafe me deputetin Mark Frroku. Këtë deklaratë ai e lidh me vajtjen e dy perosnazheve në Gjermeni Nard Koka dhe Spartak Braho.  Ndryshe nga deklarimi i Doshit Marku pas takimit tha se: “Takimi nuk ishte i lidhur me vrasjen e Doshit po për ndarjen e biznesit që kemi bashkë në rrugën e Durrësit”. 

SHKARKO APP