Dosja “Babale”/ Salianji njihet nesër me pretencën e prokurorisë, PD organizon protestë para gjykatës
Partia Demokratike do të protestojë nesër para Gjykatës së Tiranës gjatë kohës që prokuroria do të japë pretencën për çështjen “Babale”.
Ish-deputetët demokratë janë udhëzuar që të jenë të gjithë të pranishëm në seli nesër, për të nisur protestën më pas në orën 12:00. Sipas PD, prania e ish-deputetëve tek gjykata do të jetë për të monitoruar procesin gjyqësor për Ervin Salianjin.
Ky i fundit akuzohet për kallëzim të rremë bashkë me gazetarin Jetmir Olldashi dhe të pandehurit Albert Veliu dhe Alfred Alizoti kundër vëllati të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Seanca gjyqësore do të mbahet në orën 13:00.