Dosja e 21 janarit, Hazizaj: Kërkesa e policisë e pakuptimtë dhe politike

Koha e zgjedhur nga Policia e Tiranës për të kërkuar rihetim të dosjes “21 janari” vetëm pak orë para 10 vjetorit të ngjarjes, konsiderohet si e pakuptimtë nga juristi Sokol Hazizaj.

”Unë ende nuk e konceptoj dot që strukturat e shtetit, Policia e Shtetit të kujtohet vetëm një ditë përpara ngjarjes së 21 janarit”, u shpreh Hazizaj.

Sipas Hazizajt, kjo ndërmarrje e policisë, s’është gjë tjetër veçse përdorim i kësaj strukture nga politika. ”Më vjen shumë keq që policia, në kuptimin e cenimit të besimit të publikut mbi të, bëhet pjesë e arenës politike. Dyshoj në një motiv të drejtë të bërë nga ky organ për të stimuluar një hetim të ri”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?