Dosja e Shullazit i kalon Prokurorisë së Krimeve të Rënda
Ngjarja e ndodhur ne 5 janar ne Qafen e Kasharit, ku mbeti i plagosur Emiljano Shullazi dhe shoku i tij Gilmando Dani do te hetohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda.
Pas dy jave hetimesh e verifikimesh nga Prokuroria e Tiranës, dosja tashme do te hetohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda, pas dyshimeve se kemi te bëjmë me një grup te strukturuar kriminal, raporton Vizion Plus.
Emiljano Shullazi dhe miku i tij Gilmando Dani ishin objektive te atentatit te ndodhur mbrëmjen e 5 janarit pranë mbikalimit te Kasharit.
Ata kane qene duke udhëtuar ne fshatin Berxulle, ne afërsi te mbikalimit Kashar, kur nga një makinë tjetër është qëlluar ne drejtim te tyre.
Të paktën 12 plumba janë shkrehur ne drejtim të automjetit, i cili ka dalë nga rruga.
KOHA JONË SONDAZH

