Dosja kriminale e Bledar Qemalajt, shokut të Shullazit

Bledar Qemalaj është një emër mjaft i njohur në botën e krimit. Ai njihet si shoku i Emiljano Shullazit dhe është dënuar për vrasje, për trafik ndërkombëtar të drogës, dhe armëmbajtje pa leje.

Vrasja në 2004

Më datë 3 maj 2004 në rrugën “Qemal Stafa”, Tiranë, shtetasi Bledar Qemalaj ka vrarë me armë zjarri shtetasin Edmond Vruho për hakmarrje. Në vitin 1996 , Vruho kishte vrarë me armë zjarri vëllain e Bledarit, Kastriot Qemalaj. Ky i fundit dhe Edmond Vruho kanë qenë shokë dhe kanë banuar në lagjen “Konferenca e Pezës” të qytetit të Fierit dhe të dy së bashku kanë qenë në Itali dhe Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edmond Vruho në Itali është kapur nga policia italiane dhe ka vuajtur dënim me burgim. Bindja e Vruhos se është kallëzuar në autoritetet italiane nga viktima Kastriot Qemali ka shërbyer si motiv për të realizuar vrasjen. Është provuar se në date 28.10.1996, rreth orës 20:30, para se të ndodhte ngjarja, viktima Kastriot Qemali ka mbyllur makinën e tij para pallatit dhe pasi ka shkuar në shtëpi të prindërve të tij u ka thënë atyre se po më ndjekin pas P.N., dhe Mond Vruho se duan të më vrasin dhe se do shkonte te e fejuara, e cila banonte në lagjen “29 Nëntori” të qytetit të Fierit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka rezultuar se viktima Kastriot Qemali sapo është larguar 50-60 metra nga shtëpia e tij është goditur me armë zjarri nga të pandehurit Edmond Vruho e P.N., të cilët ndodheshin në autoveturën tip “Audi”, mjet i të pandehurit P.N. Pas ngjarjes të dy të pandehurit janë larguar jashtë shtetit duke iu fshehur organit të hetimit dhe duke u gjykuar në mungesë”. Në vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në vitin 2002 të dy të pandehurit fituan pafajësinë. Ekzekutimi i Vruhos u bë tetë vjet pas vrasjes së Kastriot Qemalajt.

Trafiku i heroninës nga Turqia drejt Italisë

Bledar Qemalaj dhe shtetasi Arben Duraj akuzohen si pjesëtarë të një linje heroine që niste nga Turqia me destinacion Italinë . Prokuroria e Krimeve të Rënda në vitin 2006 nisi hetimet për dishoimin e trafikim të narkotikëve, në bashkëpunim me të pandehurit e dënuar të arrestuar në operacionin “Identikit”. Mes të dënuarve të këtij operacioni, sipas dosjes penale, ka qenë edhe shtetasi Emiljano Shullazi, Ervin Ferhati, Erges Ymeraj, Erjon Gogaj, Selfo Driza, Lutfi Shabani etj, të cilët kishin trafikuar nga Turqia në Shqipëri dhe më pas në Itali rreth 55 kg heroinë e 100 kg përziers.

Sipas kërkesës për gjykim, mësohet se dosja ndaj të pandehurve Qemalaj dhe Duraj është ndarë nga të dënuarit tashmë e operacionit “Identikit”, në shkurt të 2007, në pritje të ardhjes së letër-porosisë me materiale shtesë.

Sipas kësaj dosjeje, mësohet se dy fierakët të fshehur pas emrave fals kanë organizuar trafikimin e një sasie prej 20 kg heroinë, nga Turqia në Shqipëri dhe më pas në Itali nëpërmjet korrierëve shqiptarë të cilët janë arrestuar në shtetin fqinj.

“Të pandehurit Bledar Qemalaj (Nazim Mema) dhe Arben Duraj (i njohur si Beni), në datat 2526 gusht 2004 në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetasit shqiptarë të arrestuar në Itali, Gëzim Bala dhe Elvis Spahaj kanë trafikuar 15 kg heroinë.

Droga është nisur nga Shqipëria nga i pandehuri Duraj, i cili e kishte fshehur me kujdes në autoveturën e korrierit Gëzim Bala, që do t’i dorëzohej të pandehurit Qemalaj që priste bashkë me shtetasin Elvis Spahaj.

Aty rreth orës 15:30 minuta, kur të pandehurit po takoheshin në brendësi të një marketi në rrugën “Trieste nr.99” në Montichiari të Breshias, ku policia i është afruar makinës “Reanult 19” me targa gjermane “H -CD 1682”, duke ushtruar kontroll, ku për pasojë kanë gjetur e sekuestruar 30 pako të dyshuara me peshë 15 kg heroinë. Menjëherë janë arrestuar korrierët Gëzim Baal dhe Elvis Spahaj, ndërsa Qemalaj ka mundur të ikë.

Gjithashtu, po këta të pandehur më 29 nëntor 2 dhjetor 2004 kanë organizuar e trafikuar nga Turqia në Shqipëri dhe më pas në Itali 5 kg heroinë, të sekuestruar po nga policia e Breshias në Itali. Dosja në ngarkim të dy të pandehurve ka ardhur me anë të letër-porosisë më datë 29 qershor 2006 dhe pas përkthimit, prokuroria e Krimeve të Rënda ka kryer identifikimin e personave dhe ka urdhëruar arrestimin e tyre më 23 dhjetor 2008 në Fier. /Shqip/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?