Dosja “Metamorfoza”, Balliu: Personat e përgjuar endeshin rrugëve me ministra në tavolina

Shefi Organizativ i PD-së, Klevis Balliu përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se dosja “Metamorfoza” ka pasqyruar “monstruozitetin kriminal të qeverisë”.

Balliu u shpreh në Facebook se kjo është një “barbari e shthurur dhe e tmerrshme”, ndërsa shtoi se personat e kapur në përgjime endeshin në rrugët e Tiranës me pushtet dhe me ministra në tavolina.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Dosja Metamorfoza pasqyroji monstrozitetin kriminal të qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është e tmerrshme se sa e lehtë është të shuash një jetë në Shqipëri, një telefonatë dhe nuk ke nevojë as të paguash se vrasjet bëhen edhe me klering.

Kjoft me zotin thote njëri,u krye thote tjetri.

Barbari e shthurur, e tmerrshme dhe të mendosh që këta endeshin në rrugët e Tiranës me pushtet dhe me ministra në tavolina apo me kryeministrin ne telefon që i shpalli investitorë strategjikë,me shumë gjasë në zgjedhjet e ardhshme do të ishin edhe në parlament.

Por fal Francës dhe Belgjikës sot ata janë arrestuar.

Por sa të tjerë si këta ka Edvini në tavolinën e tij te investimeve strategjike, apo prokurorë dhe efektivë policie.

Vëndi ka nevojë jetike për ndryshim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?