Dosja “Metamorfoza”, SPAK jep pretencën për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-zyrtarin e Policisë

SPAK ka lexuar pretencën ndaj dy të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”, në çështjen ku gjykohen me kohë të shkurtuar për “sigurim të kushteve për të kryer vrasje”, “grup kriminal” e armëmbajtje pa leje.

Për biznesmenin Pëllumb Gjoka, SPAK kërkoi një dënim me 14 vite burg. Për ish-zyrtarin e Policisë, A. Hasanbegaj u kërkuan 9 vite heqje lirie.

Në seancën e radhës, të caktuar më 9 mars, gjykata do të dëgjojë konkluzionet e mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një proces paralel në GJKKO, Gjoka dhe disa të bashkëpandehur po i nënshtrohet një gjykimi të zakonshëm për akuzën e vrasjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?