Dosja “Partizani”, Hazizaj: Rama si kryetar i Bashkisë mban përgjegjësi për çdo firmë

Avokati Sokol Hazizaj flet për Dosjen “Partizani”, duke komentuar edhe vendimin e GJKKO e cila thirri dëshmitar në procesin gjyqësor kryeministrin Edi Rama. Ai tha se thirrja e kryeministrit, në cilësinë e dëshmitarit sipas tij nuk është për t’u çuditur, pasi është thirru në cilësinë e kryetarit të bashkisë Tiranë në atë kohë.

”Thirrja e kryeministrit si dëshmitar nuk përbën as truk politik dhe as procedural, por lidhet me rolin dhe përgjegjësitë që ai ka pasur më herët si kryetar bashkie dhe drejtues i KRT-së, ku ka firmosur dhe ka pasur dijeni për vendimet përkatëse. Kërkesa për dëshmi shihet si normale nga mbrojtja, njësoj si për çdo person tjetër që mund të sqarojë ligjshmërinë e procesit.

Sipas këtij qëndrimi, çështja “Partizani” është ngarkuar padrejtësisht me elementë politikë, ndërkohë që në thelb është një çështje e thjeshtë ligjore që lidhet me kthimin dhe kompensimin e pronave. Theksohet se përfituesit janë pasardhës të pronarëve të ligjshëm dhe se procesi nuk duhet politizuar, por trajtuar si një e drejtë që u takon ish-pronarëve njësoj si çdo qytetari tjetër”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?