Dosja “Partizani”/ Jamarbër Malltezi: SPAK mashtron kur thotë se kryetar i KRRT-së ishte Berisha
Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës, ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale për të “zbërthyer” dosjen e SPAK për çështjen “Partizani”, që sipas tij, është e mbushur me falsifikime, manipulime dhe mashtrime.
Krahas videos së publikuar, Malltezi shkruan se çdo ditë do të nxjerrë nga një mashtrim për të treguar qartë se nuk është padi, por urdhër politik që ka çuar në fshehje dokumentesh.
Një ndër pikat e dosjes ku është ndalur sot Malltezi, është ndryshimi i zonave sportive në zona banimi.
“Le të shohim një nga sagmat e tjera të mashtrimeve që ka bërë SPAK-u, për shembull lidhur me ndryshimin e destinacionit nga zonë sportive në zonë banimi në 2006. Sipas SPAK, kemi një kontratë pronar-ndërtues, më 22.05.2006 për ndërrimin e këtij destinacioni ku ndërtuesi merr për sipër ndërrimin e destinacionit. Mesa dimë, lejet e ndërtimit i jepte Edi Rama, por megjithatë, thotë se kjo është ndryshuar nga kryetari i KRRT-së, Sali Berisha, gjë që është gënjeshtër në vetëvete sepse kryetari i KRRT-së ka qenë Edi Rama.
Nejse, gjithsesi thotë se më 21.11.2006 kur është mbledhja e KRRT-së, pra në thelb SPAK, shërbëtorët e Edi Ramës thotë se ka një kontratë pronar-dërtues, ku ndërtuesi merr përsipër ndryshimin e destinacionit dhe ky ndryshim destinacioni nga maji është zhvilluar në nëntor, por është shumë interesante, po të kthehmi pak dy javë pas datës pronar-ndërtues do të shohim se në thelb kemi një mbledhje KRRT-je të Edi Ramës që mban numrin 132 me datë 08.06.2006 në të cilën Edi Rama ka ndryshuar disa zona sportive në zona banimi”, thotë Malltezi në denoncimin e tij.