Dosja për Agron Kapllanajn, Prokuroria vë në lëvizje KQZ-në
Një vjedhje e kryer afro 20 vjet më parë në Itali, po e përndjek ish-kryebashkiakun demokrat Agron Kapllanaj. Ai është dënuar në vitin 2004 nga një gjykatë në Firence me 2 vjet burg dhe 300 euro gjobë për këtë vepër penale, ndaj letrat e tij nuk dalin të pastra kur i nënshtrohet ligjit të dekriminalizimit.
Prokuroria e Përgjithshme i është rikthyer sërish kësaj historie, duke i dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një skaner të aktivitetit penal të ish-kryebashkiakut.
Sektori i Dekriminalizimit ka bërë një verifikim të thelluar dhe komunikim me shtetin italian për këtë çështje, ku rezulton se Agron Kapllanajt dënimi i është pezulluar me kusht.