Dosja “Tahiri” në Gjykatën e Lartë/ Hazizaj: S’mendoj se është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike

Avokati Sokol Hazizaj, ka komentuar vendimin që dosja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit të shkojë në Gjykatën e Lartë.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Hazizaj është shprehur se nuk mendon se një ish-ministër të jetë  i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

“Ajo që unë di është se çështja është çuar në Gjykatën e Lartë për shqyrtimin e masave të sigurimit ose për shkak të vendimit të apelit që e ktheu për rigjykim, në Gjykatën e Shkallës së parë.

Nuk mendoj se një ish-Ministër të jetë pjesë e një strukture e cila merret me trafikimin e lëndës narkotike, apo i përfshirë në krimin e organizuar.”

Po ashtu ai ka komentuar edhe rihapjen e dosjes së 21 Janarit, ku ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës bëri me dije se ka vendosur  të rihapë hetimet për vrasjen pa autor të Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosjen e dy të tjerëve më 21 janar 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Ai tha se ka pasur pritshmëri që Gjyqësori do të mund të identifikojë saktë veprën penale të 21 janarit, teksa ka shtuar se hapësira për të rihapur këtë çështje është shumë e kufizuar.

“Kam pasur pritshmëri dhe besim që Gjyqësori, mund të identifikojë saktë veprën penale që është bërë më 21 janar. Por referuar Kodit të procedurës penale, mendoj që hapësira për të rihapur këtë çështje është shumë e kufizuar për dy arsye, e para duhet një provë që të përmbysë në mënyrë themelore të gjithë procesin e hetimit dhe gjykimit në herën e parë.

Dhe së dyti ligjbërësi, në një nga despozitat e kodit të procedurës penale me vullnetin e tij, shkruan se edhe nëse ndonjë provë e re në raport me atë se çfarë është gjykuar, mund të bëjë shkak rishikimi, ky lloj kushti nuk mund të shkojë drejt favorizimit te personave që kanë qenë në gjykim. Kodii Procedurës penale, ka qenë që një nga kushtet e rishikimit, lidhet me pamundësinë për të favorizuar hetimet ndaj shtetasve, të cilët kanë qenë hetuar dhe gjykuar.”

SHKARKO APP