Dosjet e TIMS dalin në shitje. Autorët e sulmit kibernetik: Kemi hyrje-daljet në kufi
Nga Edison Vatnikaj
Autorët e sulmit ndaj sistemit TIMS dhe databazës së policisë shqiptare kanë nxjerrë në shitje në internet regjistrin e hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë në kufi. Grupi Homeland Justice ka njoftuar se databazën në fjalë bashkë me atë të e-albanias e këmben me bitcoin. Burime zyrtare nga autoritetet shqiptare konfirmuan se hyrje-daljet në kufi janë marrë nga autorët e sulmit ndërkohë që sistemi TIMS ende nuk është funksional.
Hyrje-daljet e shtetasve shqiptarë në kufi kanë rënë në duart e autorëve të sulmit kibernetik ndaj sistemit TIMS të policisë. Konfirmimi vjen nga vetë grupi Home Land Justice e cila sipas kryeministrit Rama qëndron pas sulmeve kibernetike të fundit të lidhura edhe me goditjen ndaj platformës e-albania në korrik të këtij viti
Në një foto të publikuar në orën 11:35 tregohet se hakerat disponojnë të dhënat e TIMS dhe madje i kanë nxjerrë në shitje ato duke i këmbyer me bitcoin.
Probleme edhe 3 ditë pas sulmit kibernetik të Iranit, komisariatet dhe drejtoritë e policive ende pa TIMS
Zyrtarisht mësohet së këto hackera kanë arritur të marrin disa të dhëna të vlefshme të këtij sistemi, konkretisht regjistrin e hyrje-daljeve të shtetasve dhe të dhëna të tjera. Sulmi nxori jashtë funksionit edhe vetë sistemin për të cilin policia e shtetit së bashku me ekspertët shqiptarë dhe të huaj po përpiqen ta rikthejnë në punë.
Që nga momenti i sulmit kibernetik, komisariatet dhe drejtoritë kanë fikur të gjtiha kompjuetrat duke I formatuar me qëllimin për ti pastruar nga çdo ndërhyrje. Aktulisht pa akses në sistemin Times vijojnë të jtë të gjitha komisariatet e vëndit ndërsa në pikat kufitare sistemi ka herë pas herë bllokim nga ngarkesa.
Offline vazhdon të jetë edhe faqja e policisë së shtetit e cila u sulmua bashkë me sistemin Tims më 9 shtator pas mesnate. Gjatë momentit të sulmit në kompjuterat e oficerëvë të kufirit u shfaq logoja e grupit të hakerave dhe mesazhet tyre kundër muxhahedinëve të strehuar në kampin e Manzës në Durrës./oranews/