DPT – tatimpaguesve: Përfitimet nëse kryeni pagesën e dividentit brenda datës 20 Gusht

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje tatimpaguesve, për të kryer pagesën mbi dividentin.

Ju sjellim në vëmendje se tatimi mbi dividentin është në shkallën 8%, nëse pagesa kryhet brenda datës 20 gusht 2019. Po kështu, do të aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë, me kushtin që tatimi të paguhet brenda datës 30 shtator 2019.’’

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se nëse nuk zbatohen kushtet e mësipërme për vitet 2018 e më përpara, tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividentin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?