Dr.Erion Dasho: Nuk ka transparencë as për vaksinën e gripit
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, është ndalur të komentojë pasditen e sotme shifrat e ulta të testimeve në Shqipëri.
Sipas Dashos, në Shqipëri nuk ka transparencë as për vaksinën e gripit, ashtu si me atë të Covid.
“Nuk është vetëm shifra më e ulët.Po të shikosh grafikun, vendi sipër nesh është 7.1 përqind, që do të thotë se vendin ynë ka testime dyfish më të ulëta.Kjo është katastrofike. Që do të thotë që vendi ynë, nuk teston.
Por ajo që është më qesharake, është se ne shikojmë në media, përfaqësues të qeverisë, dje ishte Ministrja e Financës, që deklaroi se sipas Komitetit të Ekspertëve, që nuk është nevoja të testosh.
Kjo është një situatë qesharake. Ndërkohë që shqiptarët sot dëgjojnë OBSH-në që thotë testo.
Qytetarët shqiptarë shikojnë se nëse duan të testohen i drejtohen sektorit privat, ku paguajnë 100 euro për test”, tha ai.